1946-2006
60 vjet legjende

      


Kampionati : Partizani - Naftetari 1-1

Partizani nuk ka “derman” me dy skuadrat e fundit të renditjes. Nëse para katër ditësh e gjeti me sforco të jashtëzakonshme barazimin me Himarën, në minutën e 7-të të kohës shtesë, në fushën asnjanëse të Sarandës, këtë të hënë e ka “fotokopjuar” rezultatin.
Nga një gol për të dyja skuadrat në startin e secilës pjesë loje, me kucovarët që kanë

     

 

shënuar të parët dhe me Sulcen që ka barazuar shifart në 1-1, janë mbyllur 90-minutat e “Qemal Stafës”. Ndoshta Partizani e kishte marrë lehtë kundërshtarin e radhës, por fusha e blertë e ndërkombëtarit tonë tregoi të kundërtën. Ajo u kthye në një “malore” të vërtetë për të kuqtë e Nikolin Cocllit, për të marrë maksimumin e mundshëm nga java e 12-të e Kategorisë së Parë. Duke qenë se mesjavën e shkuar kishin shpenzuar pa fund energji për të marrë “in extremis” një pikë në ndeshjen e luajtur në Sarandë ndaj Himarës, kryeqytetasit u shfaqën të plogësht fizikisht me Naftëtarin, ndërsa ky i fundit me besim në vetvete dhe tepër i karikuar nga trajneri i ri, Sokol Meta. Kucovarët anagazohen në një luftë të fortë sportive, në dyluftime të ashpra hera-herës për topin e parë, cka ia ngushton së tepërmi hapësirat Partizanit, lojtarëve të tij, që vuajnë shumë për të gjetur rrugëdaljet në këtë situatë të paparashikueshme ndoshta. Edhe më e ndërlikuar bëhet situata në minutën e 7-të, kur miqtë arrijnë të shënojnë në portën e të kuqve me anë të Rustemit, duke i shokuar tifozët e pranishëm në stadium. Natyrshëm, trajneri Coclli i orienton të tijtë të hidhen në sulm, por mungon qartësia për të dalë në këtë fazë të lojës. Ndeshja fiton tension dhe shpesh ka acarim mes lojtarëve, teksa dyluftimet i kalojnë caqet e normales. Për pasojë ka edhe ndërprerje në momente të vecanta, me lojtarët që shtyhen mes njëri-tjetrit. Në minutën e 25-të Gjoka shënon për Partizanin, por nuk janë të këtij mendimi gjyqtarët, që anulojnë gjithcka, duke e konsideruar “rrjetën” e sulmuesit të vendësve të parregullt. Minutat e pastajme të pjesës së parë janë të mbushura me orvajtje të dëshpëruara të të kuqve drejt kuadratit mik, por goli i barazimit nuk del në dritë. Ai do të vinte “ekspres” me fillimin e 45 minutave të dyta, kur Sulce entuziasmon tifozët e kuq në stadiumin ndërkombëtar, duke rikthyer shpresat e suksesit në këtë ndeshje përmbyllëse të javës së 12-të. Tashmë Partizani ka 21 pikë, duke parakaluar Pogradecin dhe pozicionuar i katërti në klasifikim, ndërsa kucovarët mbeten të fundit, me 6 pikë.
.





brao

 

 

 

 


















 

 

 

 

 

a


 

Historia e Partizanit

Skuadra e pare

Kampionati

Kupat e Shqiperise

English Version

Chat

 

 

 

 

 

   

 



                      

 

                 

                 

 

 

 

                                                           

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORT EKSPRES                        SPORTI SHQIPTAR

 

 

Web master: Ben Celmeta    ® 2007-2008